image E ekzekutoi me 10 plumba në kokë në prani të gruas dhe vajzës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen në Prizren

Drejtësi

E ekzekutoi me 10 plumba në kokë në prani të gruas dhe vajzës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji ndaj Aziz Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka privuar nga jeta 48-vjeçarin, Beqir Morina, në lagjen Arbana në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se “më datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……. zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, përderisa të dëmtuarat (bashkëshortja dhe bajza e viktimës), gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa të dëmtuarit R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen, më pastaj i pandehuri A.G., hip në automjetin e tij, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.

Arma që dyshohet se u përdor në rast, u gjet dhe u sekuestrua në shtëpinë në Tërpezë të Malishevës, ku ishte fshehur i dyshuari, Aziz Gashi.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje i pandehuri, të dëmtarit dhe dëshmitarët eventual, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojë n dëshmitarë apo tek të dëmtuarit, me të cilët kanë jetuar në fqinjësi deri në ditën kritike. andaj është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës.

Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore, Gashi ka shprehur keqardhjen e tij për atë që ka ndodhur, teksa ka pohuar se gjithçka ishte e momentit.

“Me vjen keq ajo çka ka ndodhur se nuk e kisha bo, po se ajo është gjatë momentit, por është problemi se ata më kanë sulmuar edhe mua edhe kerrin, nuk i kam sulmu unë. Që 10 vjet kam probleme me ta, ma shumë 5-6 vjet…unë jam sulmuar nga tre persona, ma poshtë ata jetojnë. Dashta me thanë se mvjen keq qajo që ka ndodh se nuk e kisha bo, për shembull m’u kanë në gjendje të qetë ose në gjendje të rregullt” ka thënë i dyshuari Gashi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/