image E dielë e zjarrtë në “Minatori”, nis beteja për titullin

Basketboll

E dielë e zjarrtë në “Minatori”, nis beteja për titullin

news image

Koha për finale. Koha për të shpallur kampionin. Trepça dhe Bashkimi, pas një edicioni të gjatë dhe të ngarkuar, do të përballen për titullin e kampionit.

Dy skuadrat janë përballur edhe edicionin e kaluar, ku mitrovicasit fituan serinë finale 4:2, ndërsa janë takuar edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, të cilat gjithashtu përfunduan me triumfin e ‘Xehetarëve’.

Finalet nisin të dielën në Mitrovicë, ndërsa kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore.

Orari i finaleve:

FINALJA I – 10.05.2026 (e diel)
Trepça – Bashkimi

FINALJA II – 13.05.2026 (e mërkurë)
Trepça – Bashkimi

FINALJA III – 17.05.2026 (e diel)
Bashkimi – Trepça

FINALJA IV – 20.05.2026 (e mërkurë)
Bashkimi – Trepça

FINALJA V – 24.05.2026 (e diel)
Trepça – Bashkimi

FINALJA VI – 27.05.2026 (e mërkurë)
Bashkimi – Trepça

FINALJA VII – 31.05.2026 (e diel)
Trepça – Bashkimi

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/