image E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 62-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë

Sociale

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 62-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se personi që ka mbetur i vdekur është 62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.

Ai do të varroset sot, në varrezat e qytetit në Dragodan.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i të ndjerit Naser Gashi, Rron Gashi.

“Varrimi behet sot ne varrezat e qytetit ne dragodan, me namazin e ikindis! 15:00”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se personi që ka mbetur i plagosur nga ky rast është 41-vjeçari, Miftar Miftari.

Gazeta Sinjali po ashtu ka raportuar se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Alban Gashi, i cili ndodhet akoma në arrati.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/