image E dhimbshme: Viktima nga vrasja e rëndë në Gjilan është një 37-vjeçar

Siguri

E dhimbshme: Viktima nga vrasja e rëndë në Gjilan është një 37-vjeçar

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit kanë filuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është një person i moshës 37-vjeçare.

Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur i shtrirë në një skaj të rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet nga emergjenca në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e dyshuar në lidhje me këtë rast ende nuk janë arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

/GazetaSinjali/