image E dhimbshme, vdes në çerdhe fëmija 3-vjeçar në Shqipëri

Shqipëri

E dhimbshme, vdes në çerdhe fëmija 3-vjeçar në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një fëmijë vetëm 3-vjeç është dërguar pa shenja jete në spital.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija ka pasur shenja në fyt dhe në momentin që është dërguar nga edukatorët në spital nuk ka reaguar.

Ndërkohë trupi i pajetë i 3-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një kopsht privat në qytetin e Fierit.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç”.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”.

/GazetaSinjali/