image E dhimbshme: Vdes në aksident nëna shqiptare e tre fëmijëve në Zvicër

Diasporë

E dhimbshme: Vdes në aksident nëna shqiptare e tre fëmijëve në Zvicër

news image

Një nënë 42 vjeçe e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të dielën pranë Lenzburgut, Kantoni Aargau. Shkaktar i ndeshjes ishte një shofer gjerman i makinës Tesla, i cili papritur ka provuar të kthente makinën e tij mbi korsinë normale.

Duke bërë këtë manovrim, ai është përplasur me një makinë VW Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në veturë ndodhej një nënë 42 vjeçe, me vajzën e saj 19 dhe djalin e vogël, 6 vjeç, njofton TeleM1. Dy fëmijët i kanë mbijetuar aksidentit, por nëna e tyre ka vdekur, pak pasi është dërguar në spital.

Po ashtu ka shpëtuar edhe shoferi gjerman, shkaktar i aksidentit, raporton albinfo.ch.

Aksidenti ka tronditur rëndë fëmijët e viktimës. Djali i madh i saj, E.A., 23-vjeçar, thotë për televizionin se gjithçka është më pikëlluese pasi vëllai i tij i vogël, 6 vjeç, tani duhet të rritet pa nënën e tij.

Ai nuk mund të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur në sekondat e aksidentit. Në timon ishte motra e tij. Ai dyshon se nëna e tij donte ende të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje ka humbur jetën.

23-vjeçari supozon të ketë ndodhur kështu për faktin se motra dhe vëllai i tij i vogël kanë shpëtuar me gërvishtje dhe mavijosje të vogla. “Ndoshta ky reagim është një lloj instinkti i nënës”, thotë ai.

/GazetaSinjali/