Sot ka ndërruar jetë këmbësori që u godit nga një automjet ditë më parë në fshatin Hajvali të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thonë se sot rreth orës 14:30, këmbësori që mbeti i lënduar në aksidentin e ndodhur më datë 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë, trupi i pajetë i 39-vjeçarit B.Z është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Me datën 04.12.2020, rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Informatë shtesë:
Sot (18.12.2020), rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur me datën 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë.
Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës B.Z (mashkull) 39 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor.