Gazeta Sinjali raportoi më herët se një fëmijë është goditur nga vetura në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Fëmija nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur në spital.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se mosha e fëmijës është rreth 8-vjeç.
Fëmija pas aksidentit ishte dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë.