Një 19 vjeçar humbi jetën në ishullin grek të Chios pasi u zu poshtë nga shtylla e koshit të basketbollit. I riu ndërroi jetë pak pas mesnatës së të dielës.
Ai ishte me pushime në ishull. Gjithçka ndodhi në një fushë basketbolli në oborrin e Daskalopetra, ku shtylla u shemb në tokë duke zënë poshtë të riun. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 19-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Për ngjarjen policia greke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Chios, Manolis Vournos. Ai po mbahet në komisariat dhe do të dërgohet në Prokurori mëngjesin e sotëm.