image E dhimbshme për familjen Osmani në Prishtinë, i moshuari gjendet pa shenja jete në shtëpi

Siguri

E dhimbshme për familjen Osmani në Prishtinë, i moshuari gjendet pa shenja jete në shtëpi

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, ku një person u gjet pa shenja jete. Viktima është një burrë i moshuar, i cili jetonte i vetëm, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Mustafë Osmanin, i moshës 86-vjeçare, i cili është gjetur i vdekur sot në orët e mëngjesit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, pasi rasti u denoncua nga djali i të ndjerit.

Në vendin e ngjarjes janë kryer edhe ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi më pas është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

/GazetaSinjali/