Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Mazrekaj në Pejë. Djali i vetëm i familjes, Aroni, humbi jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në fshatin Llozicë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë lajm të hidhur kanë njoftuar familjarët, shkolla dhe miqtë e familjes Mazrekaj.
“E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë! I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron!
Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq. Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne.” – kanë shkruar nga shkolla ku viktima vijonte mësimet.
Aroni ishte bashkë me një person tjetër, në motoçikletë, në momentin që u aksidentuan.
Fatkeqësisht, ai humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkaq viktima tjetër u dërgua për trajtim mjekësor.