image E dhimbshme: Një grua në Podujevë gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

E dhimbshme: Një grua në Podujevë gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në orët e pasdites në fshatin Batllavë në Podujevë, ku një grua është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 40-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës së saj, duke u varur.

Posa rasti i trishtë u zbulua, Policia dhe Autoambulanca intervenuan në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës.

Njësitë policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë informacionet e para nga disa dëshmitarë, teksa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast kanë bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaSinjali/