image E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Peja që u gjet pa shenja jete

Siguri

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Peja që u gjet pa shenja jete

news image

Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimqaku që po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete dje. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i riu është gjetur i vdekur në fshatin Gllaviçicë në Pejë, jo shumë larg veturës me të cilën kishte dalë nga shtëpia.

Bazuar në informacionet e para, 27-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Sot familjarët kanë bërë të ditur se Lauranti do të varroset nesër nga ora 14:00 në varrezat e fshatit, Dubovë e Madhe.

Kujtojmë se viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.

Për rastin ka raportuar Sinjali gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.

/GazetaSinjali/