image E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re mjeku nga Gjilani, fiks 3 vite më parë kishte vdekur edhe babai i tij

Sociale

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re mjeku nga Gjilani, fiks 3 vite më parë kishte vdekur edhe babai i tij

news image

Qyteti i Gjilanit sot është zgjuar me lajmin e kobshëm për vdekjen e hershme të mjekut të njohur të stomatologjisë, Rasim Sefiu, raporton Gazeta Sinjali.

Specializanti në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, duke lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

Vdekja e Sefiut erdhi në ditën e 3-vjetorit të vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu ishte mjek me nam në Gjilan.

image 72

Sot u bënë 3 vite që Babi u nda nga jeta. E kujtojmë me mall Babin çdo ditë dhe jetojmë me veprat dhe kujtimet që na la pas! Po na mungon çdo ditë e më shumë!

Posted by Rasim Sefiu on Wednesday, January 11, 2023

Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen  e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë  Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/