image E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Gjilani

Sociale

E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Gjilani

news image

Visar Dërmaku i njohur në publik si Gani Gërmia, përmes një njoftimi në rrjete sociale ka treguar se ka humbur një pjesëtarë të ngushtë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka bërë të ditur se vëllai i tij, Astriti, ka vdekur duke mos treguar shkaqet vetëm se ka njoftuar për varrimin e të ndjerit dhe me pak fjalë ka shprehur dhimbjen që po ndjen.

“Fytyra ndonjëherë do të buzëqesh po nga ky moment kurrë shpirti im nuk do jetë i lumtur”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Sot më datë 14 gusht 2022 ka ndërruar jetë vëllai Astrit Dërrmaku. Varrimi bëhet nesër me datë 15 gusht me Drekë në varrezat e Berivojces. Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.

/GazetaSinjali/