image E dhimbshme: Ky është punëtori i sigurimit që u gjet i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren

Siguri

E dhimbshme: Ky është punëtori i sigurimit që u gjet i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku një punonjës sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i vdekjes së viktimës, raporton GazetaSinjali.

Me të marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është Durmish Murati.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaSinjali/