image E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në QKUK, familjarët dyshojnë se nuk mori trajtimin e duhur nga mjekët

Siguri

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në QKUK, familjarët dyshojnë se nuk mori trajtimin e duhur nga mjekët

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku një person dyshohet se ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në Klinikën Infektive në QKUK.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për viktimën Albert Karaxha, i cili po trajtohej në QKUK.

Familja po dyshon se i ndjeri nuk kishte marrë trajtimin e duhur nga stafi mjekësor, çka ka bërë që ata të denoncojnë rastin në Polici.

Policia ka intervistuar bashkëshorten e tij dhe mjekun kujdestar, ndërkohë që trupi është dërguar në IML, ku është kryer obduksioni.

Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit nesër, në varrezat e Dragodanit.

/GazetaSinjali/