Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, ku një i ri u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima që dyshohet se i dha fund jetës është Bashkim Salihu, rreth 38-vjeçar.
Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa tashmë ka intervenuar edhe Policia.
Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia.