image E dhimbshme: Ky është i riu nga Mitrovica që humbi jetën pas aksidentit me motoçikletë

Siguri

E dhimbshme: Ky është i riu nga Mitrovica që humbi jetën pas aksidentit me motoçikletë

news image

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ndodhi rreth orës 19:30, në Mitrovicë, ku për pasojë mbeti i vdekur ngasësi i një motoçiklete i cili u aksidentua me një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se vdekjen e shoferit të motorit e ka konfirmuar stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Gazeta Sinjali ka mësuar se viktima është Qlirim Salihu, i cili ka punuar si shpërndarës i porosive në njërën nga piceritë e qytetit të tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçikletë.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

/GazetaSinjali/