image E dhimbshme: Ky është 59-vjeçari që humbi jetën në Spitalin e Prizrenit pasi u gjet pa vetëdije në rrugë

Siguri

E dhimbshme: Ky është 59-vjeçari që humbi jetën në Spitalin e Prizrenit pasi u gjet pa vetëdije në rrugë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku në rrugën “Adem Jashari” një person është gjetur pa vetëdije dhe më pas ka humbur jetën në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është 59-vjeçari, Nagip Shasivari.

Ai u gjet rreth orës 14:00 i shtrirë në tokë, pa ndjenja, ndërsa ndihma e parë iu dha nga njësitet policore në vendin e ngjarjes.

Më pas, ekipet e Emergjencës arritën t’ia kthejnë vetëdijen 59-vjeçarit, të cilin e dërguan për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Mirëpo, viktima ka humbur jetën pas pak kohësh në spital.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore të Spitalit të Prizrenit, rreth orës 15:30.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/