Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën pasdite në Magure në Lipjan, ku një automjet ka goditur një çiklist për vdekje. Vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes, teksa i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, teksa Sinjali ka mësuar se viktima që humbi jetën tragjikisht është Hisret Adiq, 55-vjeçar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka njoftuar po ashtu se shoferi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.”