image E dhimbshme: Ky është 32 vjeçari nga Klina që vdiq sot pas incidentit me traktor

Sinjalizime

E dhimbshme: Ky është 32 vjeçari nga Klina që vdiq sot pas incidentit me traktor

news image

Vllaznim Mustafa është 32 vjeçari që ka humbur jetën sot si pasojë e një incidenti me traktor në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:40, ku  viktima kishte ngarkuar traktorin me drunj dhe derisa ishte rrugës për në shtëpi, traktori ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga në një arë. Kështu nga ngarkesa që ka pasur traktori ka sharruar dhe është ngjitur me rimorkion, me ç’rast viktima ka mbetur në mes.

Të njëjtit sinjalizues bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/