image E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën në aksident në rrugën Podujevë - Merdar

Siguri

E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën në aksident në rrugën Podujevë – Merdar

news image

Një 30-vjeçar ka humbur jetën sonte si pasojë e një aksidenti që ndodhi në magjistralen Podujevë – Merdar, saktësisht në fshatin Shtedim, ku u përfshinë tri vetura dhe një biçiklsit. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, ndërkohë që sinjalizuesit kanë bërë me dije se i riu që vdiq në aksident është Adnan Halimi.

Viktima nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e tij e konstatoi edhe ekipi mjekësor.

Sipas informacioneve të para, i dyshuar për aksidentin është një 16-vjeçar (emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohet se posa ka hyrë në tejkalim është përplasur me veturat e tjera dhe biçiklistin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Nga Policia kanë deklaruar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

/GazetSinjali/