Dy ngjarje tragjike kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe një djalë i mitur është gjetur pa shenja jete në një serrë në Viti.
Dje në Viti është gjetur pa shenja jetë një i mitur në një serrë afër shtëpisë së tij.
I mituri mësohet se ishte nxënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kombit”, në Viti.
Kurse, Gazeta Sinjali ka siguruar edhe një fotografi të 12-vjeçarit, që është gjetur pa shenja jete.
Rastin gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se njësia relevante kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij. /GazetaSinjali/
FOTO