image E dhimbshme: Kjo është këmbësorja që u aksidentua për vdekje afër 'Central Parkut' në Fushë Kosovë

Siguri

E dhimbshme: Kjo është këmbësorja që u aksidentua për vdekje afër ‘Central Parkut’ në Fushë Kosovë

news image

Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Gjithashtu, mësohet se shoferja është arrestuar dhe është lënduar rëndë.

/GazetaSinjali/