image E dhimbshme: Kjo është infermierja shtatzënë që u godit për vdekje nga një veturë në Malishevë

Siguri

E dhimbshme: Kjo është infermierja shtatzënë që u godit për vdekje nga një veturë në Malishevë

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Astrazub të Malishevës, ku një grua pësoi lëndime të rënda dhe për pasojë vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima, e cila ishte infermiere, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën pas disa orësh në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali, infermierja shtatzënë që vdiq tragjikisht është Mergime Elshani, rreth 31-vjeçare.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, i cili tha se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.

I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin, një 21-vjeçar është arrestuar dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Bazuar në informacionet e para, shoferi i dyshuar duke mos respektuar rregullat në trafik, fillimisht është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurt dhe godet një veturë, një shtyllë elektrike dhe në fund viktimën.

/GazetaSinjali/