image E dhimbshme: Humb jetën në QKUK motoçiklisti që u godit nga kamioni dje në Deçan

Siguri

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK motoçiklisti që u godit nga kamioni dje në Deçan

news image

I riu që u aksidentua dje në fshatin Llukë e Epërme në Deçan, fatkeqësisht ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit, në QKUK. Adiat Gërvalla nga Duboviku i Deçanit, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që pësoi dje kur u përplas nga një kamion, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast kanë njoftuar se shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe ndaluar.

“Sot me datё 27.06.2023, rreth orёsh 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndёrruar jetё. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pёr derisa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjën e trafikut, ndalim i obliguar (STOP) dhe për pasojë ka goditur motoçikletën.

/GazetaSinjali/