image E dhimbshme, humb jetën gruaja që u aksidentua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Siguri

E dhimbshme, humb jetën gruaja që u aksidentua në autostradën “Arbën Xhaferi”

news image

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ajo është aksidentuar duke e goditur shtyllën e urës që ndodhet në autostradë, raporton Gazeta Sinjali.

Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ajo ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor mirëpo pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi. /GazetaSinjali/