image E dhimbshme/ 22-vjeçari nga Gjilani vdes nga kanceri - Sinjali

E dhimbshme/ 22-vjeçari nga Gjilani vdes nga kanceri

news image

Eronit Sermaxhaj, 22-vjeçar nga Gjilani, ka ndërruar jetë, katër vjet pas diagnostikimit me kancer, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka bërë të ditur daja i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen, nipi im, Eronit Sermaxhaj, nuk ia doli dhe sot ndërroi jetë. Shpirti i jot i njomë u bëftë dritë në Xhehnet. O nipi jem, daja ka dhimbje t’madhe për nipin”, shkroi ai.

Eroniti po trajtohej që disa vite në Turqi dhe ndonëse ishte shëruar më parë, por sëmundja i ishte rikthyer./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin