image "E detyroi të kryente marrëdhënie seksuale"/ Rasti i të miturës që u gjet me 31-vjeçarin

Drejtësi

“E detyroi të kryente marrëdhënie seksuale”/ Rasti i të miturës që u gjet me 31-vjeçarin

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, E.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, transmeton Gazeta Sinjali.

13-vjeçarja Egzona Feta, për të cilën Policia e Kosovës raportoi se është zhdukur dhe sipas policisë e njëjta gjendej së bashku me 31-vjeçarin Egzon Krasniqi, është gjetur. Ajo dyshohet se u dhunua nga 31-vjeçari.

Sipas Prokurorisë njoftoi se i dyshuari, sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.”

31-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe gjendet në ndalim nga data 29 shtator 2021.

/GazetaSinjali/