image E detyroi një person t'i dërgonte disa herë para, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Siguri

E detyroi një person t’i dërgonte disa herë para, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

news image

Policia rajonale e Mitrovicës sonte ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘detyrim’.

I dyshuari S. Z., 19 vjeçar u kap në flagrancë dhe te i njëjti në cilësi të provave materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën  e dërguar nga viktima.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet  se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë e ka detyruar viktimën që t’i dërgojë shuma të parave në lokacione të caktuara.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/