image E detyroi gruan të marrë kredi dhe e kërcënoi me mesazhe, përfundon në ndalim 48-orësh burri në Mitrovicë

Siguri

E detyroi gruan të marrë kredi dhe e kërcënoi me mesazhe, përfundon në ndalim 48-orësh burri në Mitrovicë

news image

Ajo që për vite ishte, sipas pretendimeve të saj, dhunë e heshtur brenda mureve të shtëpisë, tashmë ka përfunduar në duart e Policisë dhe Prokurorisë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një grua nga Mitrovica ka denoncuar bashkëshortin e saj, duke pretenduar se që nga martesa ka qenë viktimë e dhunës fizike, psikike dhe ekonomike.

Sipas kallëzimit të saj, përveç presioneve të vazhdueshme, ajo ishte detyruar nën kanosje edhe të marrë kredi kundër vullnetit të saj.

Rasti mori një kthesë të re më 14 qershor, kur i dyshuari E. A., rreth 33-vjeçar dyshohet se i ka dërguar viktimës B. A., rreth 29-vjeçar mesazhe kërcënuese, duke bërë që ajo t’i drejtohet autoriteteve.

Pas raportimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Pretendimet për vite dhunë, presion financiar dhe kërcënime përmes telefonit çuan në arrestimin e bashkëshortit, i cili tashmë po përballet me procedurë penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/