image E dënoi për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, ky është i arrestuari për kërcënimin e policit në Prizren

Ekskluzive

E dënoi për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, ky është i arrestuari për kërcënimin e policit në Prizren

news image

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë, kërcënojnë e sulmojnë zyrtarët policorë. Sinjali raportoi sot se një rast i tillë ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia.

Personi që dyshohet se gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer një zyrtar policor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Hasan Paçarizi, rreth 33-vjeçar.

I dyshuari është futur në sherr me policin pasi e dënoi për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari i është drejtuar policit ndër të tjera edhe me fjalët “kam me t’vra, ta q. nanën e ligjin…”.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/