Ajo e nisi karrierën si një modele para se të kthehej në një aktore të suksesshme. Është fjala për Monica Bellucci-n e cila edhe pse 55 vjeçe është ende në super formë dhe shumë elegante.
E këtë e ka treguar gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit Taormina për nder të “Dolce&Gabbana”, të shtunën.
Pas disa muajsh e izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktorja e famshme u shfaq e veshur me një fustan elegant të gjatë.
Për të kompletuar pamjen e saj, Monica mbante në dorë një çantë të vogël. Ndërsa flokët brunë kishte zgjedhur t’i mbante të lëshuara dhe kishte bërë një makijazh natyral. /Gazeta Sinjali/