image E akuzuan se kopjoi këngën e re, reagon Era Istrefi

Bota e Yjeve

Showbiz/ E akuzuan se kopjoi këngën e re, reagon Era Istrefi

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ditën e djeshme publikoi videoklipin e këngës “Saynora” që është në bashkëpunim me reperin rus, Eldzhey.

Klipi u pëlqye tej mase nga publiku, madje ende pa i bërë 24 orë numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube, transmeton Sinjali.

Por, krahas videoklipit disa njerëz e akuzuan këngëtaren që ka “vjedhur” këngën nga reperi Bausa, e që për këtë gjë ka vendosur të flasë njëherë e mirë artistja.

Për ata që janë tejet të shqetësuar që kam vjedhur këngën nga Busa, duhet ta dinë që ai është pjesë e ekipit të këngës time si dhe njëri ndër tekstshkruesit kryesor dhe të gjitha meritat i shkojnë atij. Sa për ta nderuar, emri i tij i vërtetë është shkruar te tekstshkruesit dhe mund ta gjeni edhe në platformën Spotify”, ka shkruar Era në gjuhën angleze në një postim në Instagram.

@eraistrefi

Me këtë deklaratë, artistja vendosi t’i tregojë të vërtetën publikut që kënga nuk është e vjedhur.

Këngën e re të Era Istrefit mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të Sayonara Boy në Youtube./Sinjali/