image Dyshoi se po e tradhtonte bashkëshortja, e goditi me shuplakë dhe u arratis – në kërkim 37-vjeçari nga Gjakova

Siguri

Dyshoi se po e tradhtonte bashkëshortja, e goditi me shuplakë dhe u arratis – në kërkim 37-vjeçari nga Gjakova

news image

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, e cila dyshohet se lidhej me tradhtinë bashkëshortore, ka përfunduar me dhunë fizike dhe arratisjen e të dyshuarit në Gjakovë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është A. F. 37 vjeçar, ndërsa viktimë M. F. 30

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës 21:00, në rrugën “Drenica” në Gjakovë.

Dyshohet se pas një debati mes bashkëshortëve, që sipas raportimit kishte të bënte me dyshimet për tradhti bashkëshortore, A. F. e ka goditur bashkëshorten me një shuplakë në fytyrë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor, si dhe strehimin, duke deklaruar se nuk e konsideron të nevojshëm.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/