Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ndaj reperit, Feronit Shabani, i njohur si Fero, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra.
Kujtojmë se Sinjali raportoi dje ekskluzivisht për arrestimin e Feros, i cili dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.