image Dyshohet se u përzien raportet mjekësore të viktimave, Klinika Infektive del me një sqarim

Shëndetësi

Dyshohet se u përzien raportet mjekësore të viktimave, Klinika Infektive del me një sqarim

news image

Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se është njoftuar nga menaxhmenti i klinikës se mund të jenë përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve që kanë ndërruar jetë.

Por, kjo klinikë nuk ka dhënë detaje tjera, derisa bën të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e  përzierjes së  dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë”.

Tutje në njoftim thuhet se “Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.

/GazetaSinjali/