image Dyshohet se u helmuan Abramovich dhe negociatorët ukrainas

Botë

Dyshohet se u helmuan Abramovich dhe negociatorët ukrainas

news image

Miliarderi rus, Roman Abramovich pranoi disa ditë më parë që do të bëhej negociator midis Rusisë dhe Ukrainës me qëllimin për të siguruar paqen.

Wall Streat Journal duke cituar faqen ukrainase të investigimit “Bellingcat” raporton se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit kanë simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike.

“Bellingcat mund të konfirmojë se tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 deri më 4 mars 2022, përjetuan simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike”, thuhet në postimin e publikuar në Twitter, duke shtuar se “një nga viktimat ishte sipërmarrësi rus, Roman Abramovich”.

Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rritim të lëkurës, thanë burimet për gazetën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë.

/GazetaSinjali/