image Dyshohet se sulmuan një qytetar pas aksidentit në trafik, ky është polici dhe i biri i tij që u arrestuan

Ekskluzive

Dyshohet se sulmuan një qytetar pas aksidentit në trafik, ky është polici dhe i biri i tij që u arrestuan

news image

Inspektorati Policor i Kosovës pak më parë ka njoftuar se është arrestuar dhe është suspenduar nga puna një zyrtar policor, i cili dyshohet se është përfshirë në një incident pas një aksidenti në trafik. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e saj se bëhet fjalë për policin, Eset Zejnullahu dhe djalin e tij, Lulzim Zejnullahu nga qyteti i Podujevës.

image 89
Eset Zejnullahu
image 90
Lulzim Zejnullahu

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, polici që ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike. Zejnullahu bashkë me të birin, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht qytetarin me të cilin u aksidentuan.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më dëme materiale në mes dy automjeteve  ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private). Sipas informacionit të pranuar palët e përfshira në këtë aksident nuk kanë arritur të gjejnë mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë. Në ndërkohë (para se të arrinte njësia e patrullës policore)  si rezultat i fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve dyshohet se nga dy të dyshuar (përfshirë këtu zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare) është sulmuar njëra palë e përfshirë në këtë aksident”, thuhet në komunikatën për media.

IPK njofton se pas veprimeve hetimore, polici dhe i dyshuari tjetër janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/