image Dyshohet se stuhia shkaktoi zjarr afër një shkolle profesionale në Shirokë të Suharekës

Kosovë

Dyshohet se stuhia shkaktoi zjarr afër një shkolle profesionale në Shirokë të Suharekës

news image

Një zjarr dyshohet se ka shpërthyer afër objektit të Shkollës Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës, pas stuhisë së fuqishme që ka përfshirë këtë komunë.

Pamjet e publikuara tregojnë Policinë e Kosovës në vendin e ngjarjes, teksa po merret me situatën.

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra dhe qytete të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara nga ky incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/