image Dyshohet se një person ka fotografuar votën në Prizren

Dyshohet se një person ka fotografuar votën në Prizren

news image

Një person dyshohet se ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky rast ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se personi i dyshuar është ndaluar dhe me rastin po merret policia.

/Gazeta Sinjali/