image Dyshohet se morën pjesë në tubime zgjedhore, IPK merr masa ndaj dy zyrtarëve policorë

Siguri

Dyshohet se morën pjesë në tubime zgjedhore, IPK merr masa ndaj dy zyrtarëve policorë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka marrë masa ndaj dy zyrtarëve policorë, pas dyshimeve se të njëjtit kanë marrë pjesë në tubime zgjedhore.

“IPK… sipas detyrës zyrtare ka iniciuar procedura disiplinore për dy raste të ndara ku janë përfshirë një gradë e kolonelit policor dhe një major”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK në njërin rast ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor me dyshimin për pjesëmarrje në tubim të natyrës politike kurse rastin e majorit po me të njëjtat dyshime e ka përcjellë për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës.

IPK u bën thirrje publike të gjithë zyrtarëve policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.

/GazetaSinjali/