Një burrë libanez është arrestuar nën akuzën se kishte planifikuar një sulm ndaj ambasadës izraelite në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se personi në fjalë kishte lidhje me ISIS.
Prokurorët thanë se ai po planifikonte të përdorte armë zjarri në sulm.
”Për të planifikuar sulmin, i dyshuari shkëmbeu informacion me një anëtar të IS-it në një bisedë në messenger”, njoftuan autoritetet.
Sipas mediave gjermane, autoritetet u njoftuan për komplotin nga një shërbim i huaj inteligjence, i cili sugjeroi se, pas sulmit, i dyshuari po planifikonte të udhëtonte te një i afërm në qytetin Sankt Augustin pranë qytetit perëndimor të Bonit përpara se të largohej nga qarku.