image Dyshohet se ishte planifikuar vrasja e tij: Kush është Ismet Haxha, figurë e njohur e UÇK-së

Kosovë

Dyshohet se ishte planifikuar vrasja e tij: Kush është Ismet Haxha, figurë e njohur e UÇK-së

news image

Televizioni A2 në Shqipëri ka raportuar sot se gjatë vitit 2021 kishte ekzistuar një plan për vrasjen e disa figurave në Kosovë, përfshirë kryeministrin Albin Kurtit.

Në mesin e atyre që përmenden është edhe Ismet Haxha, një figurë e njohur e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ismet Haxha është një komandant i njohur nga Mitrovica, që gjatë luftës së fundit ishte uniformuar në radhët e UÇK-së.

Haxha raportohet të jetë familjar i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Në kohë lufte, siç kishin raportuar mediat vite më vonë, ai kishte shpëtuar tre shqiptarë nga pushkatimi nga forcat serbe.

Ish-eprori i UÇK-së ishte akuzuar nga Gjykata në lidhje me krime të luftës, dhe ishte në grupin e njohur si “Drenica”, së bashku me Sylejman Selimin, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së.

Ai ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqtrajtim në luftë dhe arratisjen nga QKUK.

/GazetaSinjali/