image Dyshohet se i kanosi policët, reagon vëllai i biznesmenit nga Podujeva: S'i ka kundërshtuar urdhrat e Policisë

Siguri

Dyshohet se i kanosi policët, reagon vëllai i biznesmenit nga Podujeva: S’i ka kundërshtuar urdhrat e Policisë

news image

Një incident i rëndë është shënuar pasditen e së martës në qendër të Podujevës, ku një qytetar ka kërcënuar zyrtarët policorë në detyrë, mëson Sinjali nga burimet e tij brenda organeve të rendit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në udhëkryqin “28 Nëntori – Skënderbeu”, ku dy njësi policore kishin dalë për të menaxhuar situatën me parkime të parregullta në zonën më të frekuentuar të qytetit.

Sipas informacioneve operative, Albert Rizahi, 43-vjeçar pronar i një agjencie turistike për transport udhëtarësh, refuzoi t’i bindet urdhrave të policisë, duke i fyer rëndë me fjalor banal.

Kur policët tentuan ta shoqëronin në stacion, ai iu kanos njërit prej policëve, duke i thënë: “Kam me t’i thye gjymtyrët!”

Për rastin ka reaguar Anton Rizahu, vëllai i Albert Rizahut, i cili është arrestuar dhe ndaluar.

Ai ka thënë Gazetës Sinjali se vëllai i tij nuk ka kundërshtuar urdhrat policorë

“Aty ku ndalemi ne për me marrë udhëtarë ka ardhUR Policia dhe e ka shkruar dënimin. Për momentin vëllai ka qenë në barnatore”.

“Ku ka shku, Policia i ka thënë ta lamë një dënim. Vëllai i ka thënë në rregull. Policia i kanë kërkuar nga vëllai dokumentet dhe ai fatkeqësisht s’i ka pasur aty, i ka thënë qe t’i bi, i kam harruar”, tregon Anton Rizahu për Gazetën Sinjali.

“Polici më pas ka kërcyer në minibus me udhëtarë ja ka marrë çelësin dhe ja ka fik minibusin dhe e kanë arrestuar vëllain”, vazhdon Rizahu, i cili për rastin e ka çuar edhe një video nga momenti i arrestimit të vëllait të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/