image Dyshohet se e goditi vajzën 12-vjeçare me shufër metalike – nëna hetohet për dhunë në familje në Pejë

Siguri

Dyshohet se e goditi vajzën 12-vjeçare me shufër metalike – nëna hetohet për dhunë në familje në Pejë

news image

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një nënë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se e dyshuara është E. F. 33 vjeçar, ndërsa viktimë është vajza e saj 12-vjeçare, identiteti i së cilës nuk publikohet për shkak të moshës.

Sipas informacioneve, Policia ka ndërhyrë pas raportimit të një incidenti në rrugën “Plavës” në Pejë. E mitura është gjetur me shenja të dukshme të dhunës fizike dhe fillimisht është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë intervistimit, ajo ka deklaruar se nëna e saj e kishte goditur dy herë në këmbë me një shufër metalike.

E dyshuara është intervistuar në prani të një neuropsikiatri, i cili ka vlerësuar se ajo ishte në gjendje ta kuptonte procedurën dhe të përgjigjej në pyetjet e hetuesve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas burimeve, pas përfundimit të procedurave, e mitura është kthyer në banesë me dëshirën e saj, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/