image Dyshohet për një të vrarë dhe një grua të plagosur, detaje të reja nga incidenti me armë në Podujevë

Siguri

Dyshohet për një të vrarë dhe një grua të plagosur, detaje të reja nga incidenti me armë në Podujevë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve që ka Sinjali edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga ky incident me armë.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua, e cila ka pësuar lëndime pasi u qëllua me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi mjekësor dhe njësitet policore ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali ka kontaktuar edhe komandantin e Policisë në Podujevë, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet, duke e ndalur telefonin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.

/GazetaSinjali/