image Dyshohet për një të vdekur në një aksident në Keqekollë

Siguri

Dyshohet për një të vdekur në një aksident në Keqekollë

news image

Një person dyshohet se ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Viktima është i gjinisë mashkullore me inicialet B.C.

Siç shihet edhe në fotografi në këtë aksident janë përfshirë autobusi i trafikut urban i linjës 15-të dhe një veturë.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe ambulanca, policia dhe zjarrfikësit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/