Një seri e re e helmimeve masive të qenve po raportohet nga Kossev të ketë ndodhur në Mitrovicë të Veriut këtë vikend.
Shumë trupa të ngordhur janë gjetur lokacione të ndryshme të qytetit, e madje një prej tyre edhe afër një shkolle fillore.
Shoqata për mbrojtjen e Kafshëve “Šapa” ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes, raporton Kossev.
Ata po ashtu kanë nënkuptuar se kanë marrë informacione nga qytetarët që kishin pasur kontakt me helmin në fjalë.
“Ju lutemi të mos i qitni jashtë qentë tuaj,” – apelon kjo shoqatë. Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që edhe të inçizojnë çfarëdo gjëje të çuditshme që shohin.
Trupat e qenve ishin gjetur pranë shumë lokacioneve në Mitrovicën e Veriut.
“Kësaj radhe, helmi është ndryshe, është pa ngjyrë,”- thuhej më tej në njoftimin e shoqatës.